Zidane: Ishte një lojë e çmendur

Futboll

Zidane: Ishte një lojë e çmendur

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:15
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane shënoi një fitore të “çmendur” 5-3 në fushën e Real Betis, në La Liga, të dielën. Marco Asensio goditi dy herë, i dyti ishte goli i 6000-të në La Liga, i shënuar nga Real Madridi, me Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, që gjithashtu goditën në shënjestër. “Los Blancos”, që fituan 3-1 kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, mesjavën e kaluar, tani kanë shënuar 23 gola në pesë ndeshjet e fundit të La Liga-s. “Ishte një lojë e çmendur, por më pëlqen kjo, – u tha Zidane gazetarëve. – Real Betis është në formë fantastike dhe luajti shumë mirë. Kundërshtari kontrolloi gjysmën e fundit të pjesës së parë. Nuk përqendrohem te tre golat e pësuar, por shoh pesë golat e shënuar. Në pjesën e dytë e kemi ngritur lart ndeshjen, kemi qenë të vështirë për t’u përballur dhe me cilësi. Nëse luajmë si në gjysmën e dytë të kësaj ndeshjeje, mund t’ia bëjmë të vështirë çdo kundërshtari. Kjo tregon se ne kemi karakter. Menduam se mund ta ndryshonim lojën dhe e bëmë këtë”.

Golat e Asensios e justifikuan përfshirjen e tij në formacion, ndërsa Lucas Vazquez e vazhdoi garën e tij të pamposhtur si një startues në La Liga. Me të titullar, Real Madridi ka fituar 27 nga 29 ndeshje në kampionat. Të dy lojtarët shkëlqyen, me Zidane që la në stol Isco dhe Luka Modric, ndërsa Toni Kroos ishte jashtë, i lënduar. “Asensio dhe Lucas meritojnë gjithmonë më shumë, – tha Zidane. – Kur ata marrin kohë për të luajtur, duhet të bëjnë punën e tyre. Ata e bëjnë më së miri këtë, madje me personalitet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat