Bonucci: Gattuso na ka rikthyer çdo gjë që kishim humbur

Futboll

Bonucci: Gattuso na ka rikthyer çdo gjë që kishim humbur

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:33
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci, i cili mbërriti nga kampionët italianë të Juventusit verën e kaluar, lavdëroi trajnerin Gattuso pas ndeshjes sw tw dielws, tw fituar 1-0 ndaj Sampdorias: “Që kur erdhi Gattuso, ne kemi ndryshuar plotësisht.

Ne jemi në formë më të mirë dhe kjo lidhet e gjitha me trajnerin. Kemi bërë një hap të madh përpara dhe tani duhet të vazhdojmë kështu. Gattuso na ka dhënë një mentalitet, një ndjenjë të përkatësisë. Na ka rikthyer në thelb çdo gjë që kishim humbur. Nuk ishim një ekip para tij, gjithashtu vuanim fizikisht. Kemi punuar shumë për t’u bërë një grup solid. Personalisht kam marrë disa përgjegjësi mbi shpatulla dhe e kam rigjetur veten përsëri.

Gattuso më ndihmoi edhe në këtë drejtim, sepse më kujtoi përgjegjësitë. Në fillim kam qenë i gabuar dhe u përqendrova shumë në gjithçka, që ishte përreth meje, duke menduar se duhej të shpëtoja klubin, por duhej një përpjekje ekipore për të punuar së bashku. Trajneri bëri mirë që shtypi butonat e duhur, duke u dhënë përsëri besim atyre lojtarëve që mendonin se ishin hedhur mënjanë, ose nuk ishin paraqitur në mënyrën se si ata prisnin. Ai na bindi se Milani nuk mund të ishte ekipi që kishim parë në ato muajt e parë dhe na dha ide të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat