Radha e Manchester City-t në FA Cup, Lazio kundër Veronas për vendin e katërt

Futboll

Radha e Manchester City-t në FA Cup, Lazio kundër Veronas për vendin e katërt

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Manchester City

Është radha e Manchester City-t për të zbritur në fushë për fazën e 1/8-ave të FA Cup, trofe të cilin Citizen nuk e fitojnë nga viti 2011. Skuadra e Pep Guardiolës do të ketë përballë ekipin e Championship, Wigan, që dëshiron të bëjë surprizën e madhe në sfidën që do të zhvillohet në orën 20-55. Skuadra e Ligës së Parë të Anglisë është një nga favoritët për t’u ngjitur në Championship, por dy humbjet e fundit në kampionat e kanë vënë në dyshim serioz këtë objektiv.

Diferencat në cilësi mes dy skuadrave janë të ndjeshme, por në FA Cup surprizat janë gjithnjë prezente. Citizenz kanë krijuar një distancë të madhe sigurie në Premier me ndjekësit më të afërt, kështu që nuk do ta nënvlerësonin Wiganin, duke përqendruar forcat në kampionat. Ghithsesi, Guardiola pritet të bëjë rotacion në skuadër, për t’u dhënë mundësinë e aktivizimit disa elementëve që kanë marrë pak minuta në këmbë javët e fundit.

Pas 3 humbjeve radhazi në Serinë A, që është reflektuar edhe me zbritjen në vendin e pestë, është momenti që Lazio të kthejë faqe. Skuadra e Simone Inzaghit do të presë në orën 20:45, në “Olimpico”, Veronan, e cila po lufton dëshpërimisht për të shmangur rënien në Serinë B. Bardhekaltrit kanë një mundësi të mirë për të parakaluar Interin e vendit të katërt, që u mund 2-0 në fushën e Genoas. Zona Champions mbetet objektivi kryesor i lazialëve, që të paktën ndaj Veronës s’duhet të lënë pikë rrugës.

Kjo e hënë ofron një ndeshje interesante edhe nga Bundesliga, pikërisht Eintracht Frankfurt – Leipzig, që do të nisë në orën 20:30. Të dyja skuadrat dëshirojnë të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm, ndaj pritet një sfidë e hapur, pasi barazimi do të vlente pak. Leipzigu ka 38 pikë dhe me një fitore të mundshme do të katapultohej direkt në vendin e dytë, ndërsa vendasit nëse marrin tri pikë do të parakalonin pikërisht edhe Leipzigun, duke u ngjitur në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat