Ky është shqiptari që u bë shënuesi më i mirë në Kampionatin e parë të pavarur të Kroacisë

Futboll

Ky është shqiptari që u bë shënuesi më i mirë në Kampionatin e parë të pavarur të Kroacisë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:17
Ardian Kozniku

Në vitin 1992 Hajduku nga Spliti është kampion i ri i Kampionatit të të parë të pavarur të Kroacisë në futboll.

Hajduku u stolis me titullin e kampionit, duke fituar 36 pikë nga 22 ndeshje dhe ka pasur tri më shumë se Zagrebi në atë periudhë.

Ardian Kozniku i lindur dhe i rritur në Gjakovë, nga Vëllaznimi kishte kaluar në Prishtinë, pastaj ishte transferuar në Hajduk të Splitit, është shqiptari që u bë shënuesi më i mirë, me gjithsej 12 gola në elitën e futbollit kroat.

Image

Tabela e vitit 1992

Përderisa Hajduku është kampioni i parë, Kozniku është shënuesi më i miri në histori të kampionatit të parë kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat