Telashe për Zidane, Marcelo dëmtohet dhe humb PSG-në

Futboll

Telashe për Zidane, Marcelo dëmtohet dhe humb PSG-në

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:46
Marcelo

Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, Marcelo është dëmtuar në sfidën ndaj Real Betisit, ku Reali triumfoi me rezultatin 3-5. Marcelo la fushën e lojës në minutën e 30’, pasi nuk mund të vijonte më lojën, ndërsa në vendin e tij u aktivizua Hernandez.

Paraprakisht flitet për një dëmtim që do ta lërë jashtë për disa javë brazilianin, ndërsa nga Spanja raportohet se tashmë Marcelon do të mbetet jashtë sfidës së kthimit me PSG-në, në Champions.

Ky është një lajm mjaft i keq për Zidane, që humb një nga lojtarët kyç të Realit, në prag të kompeticionit të vetëm ku madrilenët janë ende në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat