Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Futboll

Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:47
Festimi i golit

Me rezultat prej 1-0, Milani e ka mposhtur Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin italian.

Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë.

Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Ricardo Rodriguez e mori përgjegjësinë, mirëpo Emiliano Viviano ia mohoi golin.

Por, nuk zgjati shumë dhe nikoqirët e zhbllokuan rezultatin. Pas një aksioni të organizuar mirë nga Rossonerët, Giacomo Bonaventura e dërgoi topin në rrjetë (13′).

Në fund të pjesës së parë, Leonardo Bonucci arriti të shënonte, mirëpo foli u anulua pas konsultimit të VAR-it.

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos vazhduan të luanin më mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa dy raste të mira i pati Hakan Calhanoglu dhe një tjetër Davide Calabria, por Viviano nuk pranoi gola të tjerë.

Milani mban vendin e shtatë në tabelë me 41 pikë pas 25 javësh, nga 12 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje.

Pikë të barabarta me kuqezinjtë, por në një vend më lartë në tabelë pozicionohet Sampdoria që ka golaverazh më të mirë.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët janë mysafirë të Romës në Stadio Olimpico, ndërsa Sampdoria luan në shtëpi kundër Udineses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat