Batatina: Pse humbëm ndeshjen sot?

Futboll

Batatina: Pse humbëm ndeshjen sot?

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:28
Tahir Batatina

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nga Podujeva, është i zhgënjyer nga humbja me rezultat 2:0 nga Prishtina, në ndeshjen që u luajt në Pejë. “Jam i kënaqur me lojtarët dhe angazhimin e tyre. Pranuam një gol shumë herët si pasojë e moskoordinimit të mirë të repartit defansiv dhe vendosjes jo të mirë të portierit. Dhe ky pësim i golit aq herët sikur bëri që ndeshjen të nisnim me disavantazh dhe kjo ishte një ngecje dhe në pjesën e parë nuk arritëm të vinim deri te goli dhe ku u vërejt mungesa e tre lojtarëve kryesor si Bërbatovci, Blakqori dhe Zhdrella që e inkuadrova në pjesën e dytë.

Këta janë lojtar kyç të skuadrës dhe sot na munguan shumë. Sido që të jetë, është ndeshja e parë, ne do të vazhdojmë njëjtë dhe jemi në garë edhe për Kupë edhe për titull e ku diferenca është shumë e vogël e pikëve dhe ka ndeshje shumë deri në fund. Dhe edhe pse humbëm ndeshjen sot, unë besoj te lojtarët dhe te objektivi nga ndeshja në ndeshje që t’i presim me qetësi që të fitojmë pikë e të mbesim në garë për pikë”, tha Batatina për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat