Josa: Nuk e konsideroj fitore të madhe

Futboll

Josa: Nuk e konsideroj fitore të madhe

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:27
Pamje nga ndeshja, foto FC Prishtina

Prishtina fitoi. Prishtina rikthehet në pozitën e parë. Por, lëshoi rast të fitonte me rezultat edhe më të thellë. Skuadra pas ndeshjes iu gëzua fitores dhe me numrin e madh të adhuruesve, “Plisat” festoi rikthimin në pozitën e parë tabelore, raporton faqja e FC Prishtina.  Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës, tha: “Unë nuk e konsideroj fitore të madhe, por një ndeshje të radhës. Normalisht ishte kundërshtar yni direkt, por kemi edhe kundërshtar tjerë direkt. Kampionati është i gjatë dhe nuk do të shkojnë të gjitha gjërat ashtu siç duam ne, sepse luajnë edhe skuadrat tjera futboll.

Edhe sikur të kishim ndonjë rezultat tjetër sot, përsëri do të ishim në presion për të fituar çdo ndeshje tjetër. Pra, mendojmë për ndeshjen e radhës që të bëjmë sa më mirë në atë ndeshje, për përgatitje të skuadrës, sepse tani fillon orari i ngjeshur. Sot skuadra interpretoi mirë ndeshjen dhe patëm fatin që e hapëm rezultatin shumë shpejt dhe kjo na bëri shumë mirë. Por, në pjesën e dytë duhej të tregoheshim shumë më cinik sa i përket qarkullimit të topit në mesfushë, sepse humbëm shumë topa dhe ia lamë kundërshtarit.

Pavarësisht kësaj ne nuk u rrezikuam përveç në momentet e fundit të ndeshjes dhe nganjëherë futbolli kështu është dhe mund të kishim pësuar gol nga të gjitha ato shpërdorime në pasime që bëmë ne dhe fitoi skuadra që u shfaq më e denjë në fushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat