Kandidatët për bankën e Real Madridit

Futboll

Kandidatët për bankën e Real Madridit

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:40
Mauricio Pochettino

Çfarë do që të zgjedhë Zidane të bëjë në fund të sezonit, Real Madrid do ta respektojë vendimin e tij; por klubi ka nevojë të përgatitet për një skenar ku do të jenë të obliguar të gjejnë një trajner të ri.

Madrid e kupton që është e vështirë të arrish atë që ka arritur Zizou me ekipin në 26 muajt e fundit dhe mendon se ai meriton të marrë vetë vendimin.

Tre emra janë përmendur si pasardhësit e mundshëm nëse Zidane vendos të largohet: Mauricio Pochettino, Joachim Low dhe Jurgen Klopp. Trajneri argjentinas, i cili e njeh mjaft mirë La Liga-n, është favoriti.

Filozofia e tij ka marrë aprovimin e drejtuesve të Los Blancos. Një trajner ekipet e të cilit janë guximtare, të bukura për t’u parë dhe këtë e ka demonstruar këtë sezon në Premier League dhe Champions League.

Një tjetër kandidat por që ka një kontratë deri në 2020 me Gjermaninë është Low. Florentino Perez i ka vënë syrin trajnerit që pas Brazil 2014, por Low ka një marrëdhënie solide me Federatën Gjermane por skenari më i mirë do të ishte nëse ai do t’i jepte fund aventurës së gjatë me përfaqësuesen e vendit të tij në fund të Rusi 2018.

Kandidati i tretë është Klopp, një tjetër gjerman. Ai ka treguar se mund të jetë një menaxhues shumë i mirë i lojtarëve si dhe ka arritur të zhvillojë lojtarë si Salah dhe Coutinho në lojtarë bote. Por Të Kuqtë praktikisht i kanë dhënë çelësat e klubit trajnerit dhe duan që ai të vazhdojë punën e mirë për të fituar tituj. Ai ka një kontratë deri në 2022 në Anfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat