Xhaka ka dy fjalë të mëdha

Futboll

Xhaka ka dy fjalë të mëdha

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:36
Granit Xhaka

Shqiptarët në shumë vende të botës janë organizuar për ta festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Natyrisht se organizimet nuk kanë munguar edhe në qytete të ndryshme në Angli, një i tillë është organizuar në Londër.

Pjesë e këtij manifestimi ka qenë edhe futbollisti shqiptar që luan në Premierligë, Granit Xhaka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në festë.

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen mbrëmë në festën e organizuar në Londër me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë”, ka shkruar 25-vjeçari në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat