Si e komenton Shkupi humbjen nga Shkëndija?

Futboll

Si e komenton Shkupi humbjen nga Shkëndija?

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

FC Shkupi dhe Shkëndija zhvilluan derbin e madh të javës së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë , në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit. Pas 90 minutave , Shkëndija shënoi fitore me 3:0 në një takim ku FC Shkupi krijoi shumë raste për gol.

Pas matjes së forcave në fillim të ndeshjes, aksioni i parë ishte për mysafirët në minutën e 6-të, kur Mevlan Adili kroson në zonë, ndërsa goditja e Besart Ibraimi ndalet nga Suad Zendeli. Aksioni i parë i FC Shkupi e regjistrojmë në minutën e 12-të, kur Bazhe Iljoski godet nga 18 metra, por në vendin e duhur ishte portieri mysafirë Zahov.Vetëm oak minuta më vonë Jasharoski goditi fortë nga 16 metra, por pak centimetra e ndanë nga gëzimi.

Në minutën e 32 avancojnë mysafirët me 0:1, pas rivënies nga këndi , kur në zonën e rrezikut më lartë kërceu Ardian Cuculi dhe drejtoi topin në këndin e pambrojtur të Suad Zendelit. Në minutën e 35, FC Shkupi kishte rast për të barazuar shifrat në 1:1, pas rivënies nga këndi, mirëpo goditja e Bajramit përfundon larg mbi portë. Në minutën e 38-të, kroson Ferhan Hasani, ndërsa nga afërsia , Besart Ibraimi godet skaj portës me tentimin e tij me kokë. Ndërkohë në minutën e 43, Alen Jasharoski godet nga distanca por topi shkon vetëm skaj portës

Pjesa e dytë FC Shkupi kaloi në ofensivë të plotë për të barazuar rezultatin, ndërsa mysafirët kërkon golin përmes kundërsulmeve. Aksioni i parë ishte në minutën e 59 , kur pas gjuajtjes së lirë, në momentin e fundit reagon dhe pastron situatën mbrojtja e Shkëndijës. Në minutën e 78 nga një skemë e stërvitur mirë, Alen Jasharoski godet ashpër, por topi shkon mbi portën e Zahovit. Në minutën e 80 ishte një kundërsulm i shpejtë i Shkëndijës, ndërsa Ibraimi u ndal në në zonën e rrezikut. Nga pika e bardhë nuk gabon Ferhan Hasani për 2-0. Në 3 minuta para përfundimit të ndeshjes, Shkëndija shënon golin e tretë me autor Besart Ibraimin, pas asistimit të Marjan Radeskit. Në minutën e fundit, FC Shkupi kërkoi golin e nderrit, ndërsa Stojkoski nga këndi i vështirë godet ashpër , ndërsa topi shkon skaj portës së Zahovit, shkruan në faqen e FC Shkupit.  

FC Shkupi – KF Shkëndija 0:3 (0:1)

Stadiumi :”Boris Trajkovski”

Shikues: 5.000

FC Shkupi : Suad Zendeli , Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Omer Imeri, Ron Broja, Besart Krivanjeva, Blazhe Iljoski , Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Luajtën edhe: Bunjamin Shabani, Stefan Vujçiç dhe Fatih Ismaili.

Shkëndija: Zahov, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani, Radeski, Musliu, Zhunior, Adili, Todorovski.

Luajtën edhe: Murati, Fazllagiq dhe Wakili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat