Nuk ka fitues në derbin shqiptar në Zvicër

Futboll

Nuk ka fitues në derbin shqiptar në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Lojtarët e Luzernit

Lavdrim Rexhepi u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të për Zurich-un, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 ndaj Luzernit, ku u paraqitën Idriz Voca, Hekuran Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj. Një pikë e madhe për Luzernin, kurse për Zurich-un, ky barazim është sikurse humbje.

Në minutën e 28-të, Schneuwly shënoi për Luzernin, por Dwamena barazoi rezultatin në minutën e 60-të, duke i mohuar fitoren Luzernit. Kryeziu e Voca luajtën tërë takimin, kurse Demhasaj u paraqit nga minuta e 78-të (u ndëshkuar me karton të verdhë 90’) dhe iu gëzuan pikës që importuan përballë Ziuruch-ut të Rexhepit.

Zurich është në vend të tretë me 32 pikë, pesë më shumë se Luzerni në pozitën e gjashtë pas 22 jave në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat