Selmani godet keq Mërkojën: Pranon të gënjesh vetëm për të ekzistuar!

Futboll

Selmani godet keq Mërkojën: Pranon të gënjesh vetëm për të ekzistuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:48
Foto kur u mbajt kuvendi zgjedhor i Referëve të fudbollit Kosovës në vitet e 90-ta

Skënder Selmani është i revoltuar në sekretarin e parë (1991-95) të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Sejdi Mërkoja. Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, tha se Mërkoja duhet ta paraqes vetëm të vërtetën dhe asgjë më shumë.  “Për Sejdi Mërkojën, të gjitha të bazuar në fakte e argumente se kush ka qenë anëtarë i kryesisë së parë në pavarësim. Nga Gafur Kabashi kur ma ka dhuruar një liber ku tregon saktë se unë kam qenë anëtarë në kryesinë e parë.

Pastaj kontribuuesit e pavarësimit edhe të sportit edhe të futbollit nga Libri i Gani Kasumit ku potencohet emri im. Nga vetë Sejdiu ku ceket emrat e kryesisë parë. Sejdi prapë po të mbushi me fakte të cilat janë realitet që thuhen nga të tjerat e unë nuk postoj falsifikime e shantazhe sikur ti që nuk poston me fakte por vetëm trillon e shantazhon sikur që e ke traditë. Ti je i helmuar në zemër dhe i përbetuar në servil që pranon të gënjesh vetëm për të ekzistuar por kot e ke, se definitivisht ke mbaruar për së gjalli. 

Ti të kishe qenë njeri ty edhe Rexhep Abdullahu të kish vendos Sekretar pastaj edhe Sabri Hashani pastaj edhe vetë Vokrri, por të dëbuan si të paaftë si shantazhues dhe si një shtrembues e posaçërisht si person konfliktuoz dhe person që është shpirtërisht i uritur. Në radio Kosova ke dhanë dekkaratë, është e drejt por bazoi në fakte e argumente jo vetëm pse mundesh. Të njohin të gjithë. Jetojë jetën në qetësi e jo në shpifje e shtrembime. Unë postimet që po i bëj po vërtetohen nga të tjerët e ti nga kush, nga Sejdiu që është plotësisht i harxhuar. Në vazhdim do të kesh ende argumente edhe më të plotfuqishme”, shkruan Selmani. Kërkuam një deklaratë edhe nga Sejdi Mërkoja, por kontakti më të është i pamundur, pasi që nuk ka qasje në telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat