Liverpool bën lëvizjen që ia ‘mbyll derën’ transferimit të Salah të Real Madrid

Futboll

Liverpool bën lëvizjen që ia ‘mbyll derën’ transferimit të Salah të Real Madrid

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Mohamed Salah

Mohamed Salah po kalon formën jetësore pas transferimit te Liverpooli në verën e kaluar nga Roma.

Anësori nga Egjipti, është ndër të paktët futbollistë që ka arritur të shënoi mbi 30 gola.

Forma e tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madridit, që sipas medieve në Spanjë po përgatitet një ofertë në verën e vitit 2018.

Për të larguar interesimin e Real Madridit, Liverpooli ka nisur të marrë hapa konkretë.

‘DailyMirror’ shkruan se Liverpool po përgatitet t’i rinovojë kontratën Salahit, gjë që do t’i mbyllte derën një transferimi në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat