Ismajli me Hajdukun gjunjëzuan Dinamon e Ademit dhe të Rrahmanit

Futboll

Ismajli me Hajdukun gjunjëzuan Dinamon e Ademit dhe të Rrahmanit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:18
Ismajli

Derbin e madh kroat e fitoi Ardian Ismajli me Hajdukun e Splitit. Hajduku triumfoi me rezultat 1:0 ndaj liderit të kampionatit, Dinamo Zagreb, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Maksimir, në kuadër të javës së 22-të. 

Reprezentuesi i Kosovës, Ismajli futet në lojë në minutën e 82-të, por iu gëzua fort kësaj fitore ndaj Dinamos, që u paraqitën titullarë Amir Rrahmani – reprezentues i Kosovës (zëvendësohet 86’) dhe Arijan Ademi.

Gjithçka u vulos në minutën e 52-të kur Ohandza shënoi për fitoren e Hajdukut.  Në minutën e 81-të, Dinamo pati rast ideal, por Gavranoviq dështoi nga penalltia, duke jashtë portës. Dinamo kryeson me 53 pikë, kurse Hajduku është në vend të dytë me 44 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat