Xhemaili me Bologna-n fituan në çastet e fundit

Futboll

Xhemaili me Bologna-n fituan në çastet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:58
Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili u paraqit 71 minuta në fanellën e Bologna-s e cila para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:1 në përballje me Sassuolon, në ndeshjen e javës së 25-të në Serie A në futboll. Vendasit kaluan në epërsi përmes Polit në minutën e 12-të, kurse Babacar barazoi shtatë minuta pa përfunduar pjesa e parë e takimit. Në minutën e 88-të, Pulgar shënoi për fitoren e madhe të Bologna-s. Bologna është në vend të 13-të me 30 pikë, kurse Sassuolo mban pozitën e 16-të me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat