Munishi: Kjo humbje na lë pak prapa

Futboll

Munishi: Kjo humbje na lë pak prapa

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:36
Ismet Munishi

Feronikeli ka pësuar në startin e edicionit pranveror, derisa është mposhtur në udhëtim nga Drita 1:0.

Megjithatë kjo humbje nuk e ka zmbrapsur aspak kryetrajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishi i cili paralajmëron luftë deri në fund.

“Kjo humbje na lë pak prapa në luftë për titullin e kampionit, por ne asesi se nuk do të dorëzohemi deri në fund. Ne do të luftojmë ndeshje për ndeshje për të arritur objektivin tonë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

Më pas Munishi komentoi edhe rrjedhën e lojës, si dhe veprimin e Behar Maliqit, futbollisti i cili u ndëshkua me karton të kuq.

“Ishte një ndeshje më burrërore se zakonisht. Nuk dua të flas për rastin e penaltisë dhe ndëshkimit me karton të kuq të Behar Maliqit, pasi nga pozita ku isha unë nuk është parë edhe aq mirë. Por, nëse një gjë e tillë është e vërtetë atëherë kjo është për të ardhur keq, pasi unë kam kërkuar nga Maliqi ti qetësojë futbollistët si një kapiten që është dhe jo të bëjë veprime të tilla”.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhim e futbollistëve të mi. Kishim raste për ta barazuar rezultatin me një futbollist më pak në fushën e lojës, por ky ishte fati ynë për këtë ndeshje”, përfundoi Munishi deklaratën e tij pas ndeshjes.

Feronikeli pas javës së 19-të renditet në pozitën e shtatë me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat