Shkëndija fiton derbin shqiptar, kryeson me 50 pikë

Futboll

Shkëndija fiton derbin shqiptar, kryeson me 50 pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës marshon drejt titullit të kampionit në Maqedoni. Shkëndija triumfoi në 'Boris Trajkovski' me rezultat 3:0 kundër Shkupit, e cila ka qenë edhe derbi shqiptar, në kuadër të javës së 20-të.

Në minutën e 33-të, Ardian Cuculi me realizim të saktë me kokë kaloi në epërsi kuqezinjtë, kurse në minutën e 80-të, kapiteni Ferhan Hasani thelloi epërsinë dhe Besart Ibraimi vulosi fitoren në 0:3 (88’). Shkëndija kryeson me 50 pikë, e ndjekur nga Vardari me 42 sosh, kurse Shkupi renditet në pozitën e katërt me 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat