Chelsea befason të gjithë me transferimin e ri

Futboll

Chelsea befason të gjithë me transferimin e ri

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Chelsea i ka idetë e qarta për lojtarët që do të synojë në merkaton e verës.

Huazimi i Michy Batshauyi te Borussia Dortmund nuk ishte një lëvizje e thjeshtë merkatoje, pasi “Blutë e Londrës” kërkojnë të shfrytëzojnë kalimin e tij te verdhezinjtë për të arritur te talenti Christian Pulisic.

Batshauyi ka bërë një paraqitje të mirë nën drejtimin e Peter Stoger dhe me shumë mundësi drejtuesit e klubit gjerman do të vendosin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Pikërisht këtë gjë pret Chelsea që do të shfrytëzojë çdo mundësi për të përfshirë në tratativë edhe kartonin e Pulisic.

19-vjeçari ndiqet me shumë interes edhe nga Liverpool e Real Madrid që gjatë merkatos së verës do të bëjnë maksimumin për t’ia rrëmbyer Dortmundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat