Sadiku në tribunë, Levante në krizë rezultatesh

Futboll

Sadiku në tribunë, Levante në krizë rezultatesh

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:26
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti Armando Sadiku nuk ka qenë i përzgjedhur në ekipin e Levantes për ndeshjen ndaj Real Socidadit. Kjo është ndeshja e tretë radhazi që sulmuesi shqiptar nuk grumbullohet me ekipin spanjoll.

Levante ka humbur ndaj Real Socidedadit jashtë fushe në rezultatin 3:0.

Në sulmin e Levantes për këtë ndeshje është preferuar italiani Pacini.Levante ndodhet në vendin e 17-të në La Liga me vetëm 20 pikë të grumbulluara në 24 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat