Baras në Skenderaj

Futboll

Baras në Skenderaj

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:49
Pamje nga ndeshja

Pikë e madhe për Besën e Pejës, e cila barazoi 2:2 me Drenicën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Pejanët u kthyen me një pikë, duke pretenduar që të ikin nga pozita e dhjetë, kurse Drenica nuk arriti më shumë se një pikë para shikuesve të vet.

Golat për Drenicën i shënuan: Genc Hamiti (63'), Denis Peposhi (82') dhe për Besën: Shkëmbim Salihu (32') e Azem Bejta (74'-autogol). Drenica mban vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Besa renditet i dhjeti me 14 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat