Trepça ’89 mund rivalin e vjetër

Futboll

Trepça ’89 mund rivalin e vjetër

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Shpëtim Idrizi

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica, kampion në fuqi, e mundi me rezultat minimal 1:0 rivalin e vjetër Vëllaznimin nga Gjakova, në ndeshjen e javës së 19-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. 

Gjithçka u vulos në minutën e 49-të, kur Shpëtim Idrizi shënoi supergol nga rreth 25 metra.  ’89-shi tani ngjitet në vend të pestë me 30 pikë, kurse Vëllaznimi mbetet në vend të nëntë me 25 pikë dhe shumë i rrezikuar. Mitrovicasit me tri pikët e fituara futen seriozisht në luftë për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat