Në Samitin e FIFA-s, diskutohen tema të rëndësishme, Vokrri takime të frytshme

Futboll

Në Samitin e FIFA-s, diskutohen tema të rëndësishme, Vokrri takime të frytshme

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:07
Në Samitin e FIFA-s, diskutohen tema të rëndësishme, Vokrri takime të frytshme

Po diskutohen shumë tema me rëndësi për zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit botëror, në samitin e FIFA-s që po mbahet në Mauritani në kuadër të TEP(Top Executive Program) e ku po merr pjesë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për licencim z. Bajram Shala. Në këtë samit po shtjellohen çështje me rëndësi për futbollin botëror siç janë: Zhvillimi strategjik i futbollit për të rinj dhe zhvillimi i garave të të rinjve. Temë bosht e samitit është edhe futbolli i femrave me intenca që të krijohet një Ligë botërore e femrave. Pjesëmarrësit po diskutojnë edhe për Programet zhvillimore të federatave anëtare si dhe çështjen e transferimit të futbollistëve, por edhe një sërë temash me interes. Këtë samit presidenti i FFK-së po e shfrytëzon edhe për takime me kryetarë të federatave dhe vënien e kontakteve me shumë federata për të arritur edhe pajtueshmëri për bashkëpunim në të gjitha segmentet, që për FFK-në kanë rëndësi të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat