Torino-Juventus, derbi vlen më shumë se 3 pikë

Futboll

Torino-Juventus, derbi vlen më shumë se 3 pikë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 08:06
Torino-Juventus

Derbi i Torinos do të hapë ndeshjet e Serisë A mesditën e së dielës dhe Juventus do të kërkojë të reagojë pas barazimit zhgënjyes 2-2 të marrë në Champions League kundër Tottenham.

Pas një fillimi të vështirë, Torino shpreson të bëjë një sprint final për të siguruar një vend në zonën Europa League, ndërsa bardhezinjtë do të synojnë të marrin përkohësisht vendin e parë në renditje, duke parë se Napoli ka një pikë avantazh ndaj tyre.

Gjithashtu, skuadra e Massimiliano Allegri-t është në garë për të realizuar “Tripletën”. Vendasit janë vetëm dy pikë larg vendit të shtatë të klasifikimit, por ata kanë një ecuri shumë të keqe kundër rivalëve të tyre të përjetshëm.

Në fakt, Torino ka fituar vetëm një nga 23 përballjet e fundit të luajtura kundër Juventus, duke humbur 17 prej tyre, ndërsa fitorja e fundit ka qenë në prill të 2015-ës. Gjithsesi, morali i bardhezinjve nuk do të jetë shumë i mirë pas shpërdorimit të dy golave avantazh në Champions League duke vënë në rrezik kualifikimin në çerekfinale.

Tani, “Zonja e Vjetër” duhet të kthejë vëmendjen në kampionat, edhe pse një gabim mund t’i kushtojë titullin. Juventus do të paraqitet në këtë sfidë pasi ka fituar tetë radhazi në Serinë A dhe do të kërkojë të vazhdojë në këtë rrugë edhe kundër Torino-s.

Shifra dhe Fakte
– Torino ka fituar vetëm një nga 23 përballjet e fundit derbi të zhvilluara kundër Torino-s (17 humbje, 5 barazime)
– Juventus ka shënuar gol në të 26 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, më shumë se çdo skuadër tjetër e Serisë A.
– Bardhezinjtë nuk kanë pësuar gol në 10 nga 11 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat dhe kanë shënuar të paktën dy gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Torino-s në të gjitha kompeticionet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat