Heynckes kritikon Guardiola-n dhe Ancelotti-

Futboll

Heynckes kritikon Guardiola-n dhe Ancelotti-

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Ilustrim: Guradiola, Ancelotti dhe Heynckes

Trajneri i Bayern është kthyer fuqishëm pas pushimit pesëditor.

Jupp Heynckes ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të së premtes, hera e dytë me ekipin pas pushimit të detyruar nga gripi. Asnjë lojtar i dëmtuar – gjithashtu i riaftësuar: Thiago Alcantara i cili ka qëndruar 2,5 muaj larg fushave pas një tërheqjeje muskulore.

Trajneri: “Thiago do të luajë që nga minuta e parë ndaj Wolfsburg. Ai ka dy javë që stërvitet me skuadrën.

Që nga momenti që kam ardhur unë dhe Peter Hermann, gjërat kanë ndryshuar për mirë. Nuk kishte ndodhur në pesë vitet e fundit që të gjithë lojtarët të jenë të disponueshëm,” në vitin 2013 ka qenë sërish Heynckes trajner.

“Tani janë të gjithë të gatshëm. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me profesionalizmin e lotjarit, por edhe me menaxhimin e trajnerit. Lojtarëve u duhet pak kohë për t’u rikthyer në 100%,” një kritikë e pastër për ish-ët e Bayern-it Guardiola dhe Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat