Terry nuk pranon të luaj kundër Chelseat

Futboll

Terry nuk pranon të luaj kundër Chelseat

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 15:43
John Terry

Aston Villa është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Championshipin anglez.

Në shtatë ndeshjet e fundit në këtë rang garash, Villa ka marrë po aq fitore duke u ngritur shumë në tabelë.

Nga vendi i tetë që ishte tani klubi i famshëm anglez zë pozitën e dytë në tabelë dhe me qëllim të rikthehet në Ligën Premier pas dy viteve.

Por në rast se rikthimit në elitën e futbollit anglez, Aston Villa do të mbetet pa kapitenin e saj John Terryn.

Ikona e futbollit anglez ka thënë se nuk dëshiron të përballet me ish-skuadrën e tij Chelsean.

“Nuk dua të luaj në Ligën Premier pasi nuk dëshiroj të përballem me Chelsean”, ka thënë Terry.

Kontrata aktuale e Terryt skadon në fund të stinorit dhe rikthimi i Aston Villës në Ligën Premier do të bënte që qendërmbrojtësi të largohet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat