Seri, mesfushori që po e kërkon Mourinho

Futboll

Seri, mesfushori që po e kërkon Mourinho

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Jean Michael Seri

Seri ka rënë në radarin e Manchester United. Ai shihet zëvendësuesi ideal i Michael Carrick.

Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Michael Carrick, pritet t’i varë atletet në fund të sezonit, në moshën 36 vjeçare dhe Jose Mourinho ka treguar se Man United do të hidhet në treg për të gjetur pasuesin e anglezit.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, ai është mesfushori i Nices, Jean Michael Seri, që ishte afër transferimit në Barcelonë verën që lamë pas.

Sipas “Daily Mail”, Man United kishte dërguar skautët në ndeshjen e Nices në Europa League me Lokomotivën e Moskës të enjten pasi Jose Mourinho e dëshiron në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

26 vjeçari, që kërkohet edhe nga klube tjera të mëdha Evropiane, nuk pritet të largohet nga Franca për më pak se 33 milionë funte, që është klauzola e lirimit të lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat