Emery paralajmëron Realin: “Në ndeshjen e kthimit Neymari do t’iu tregojë të gjithëve se kush është”

Futboll

Emery paralajmëron Realin: “Në ndeshjen e kthimit Neymari do t’iu tregojë të gjithëve se kush është”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:18
Emery

Emery pret që Neymari të shpërthejë kundër Realit në Champions League në “Parc des Princes”.

PSG-ja e humbi ndeshjen e parë kundër Real Madridit 3-1 në “Santiago Bernabeu” dhe për të kaluar tutje në Champions League, u duhet një fitore prej 2-0, apo prej 4-1, ndërsa rezultati 3-1 e dërgon ndeshjen e 6 marsit në vazhdime.

Neymar ishte ai që tentoi të bëjë diçka më shumë kundër Los Blancos në “Bernabeu” dhe pavarësisht disa driblimeve fantastike dhe rasteve të krijuara, nuk arriti të gjejë rrjetën – dhe tani po kritikohet nga gjitha anët.

Por, trajneri Unai Emery, beson se do të jetë pikërisht Neymar ai që do ta ndihmojë PSG-në që të përmbysë rezultatin kundër Real Madridit, i cili beson në kualifikim “jam i sigurt se mund ta eliminojmë Realin dhe mund të kualifikohemi në çerekfinale”.

“Ai është lojtar fantastik për mendimin tim”, tha trajneri i PSG-së para ndeshjes me Strasbourg të shtunën.

“Ai ka bërë gjëra të shkëlqyera për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes. Ai mund të përmirësohet para kësaj ndeshje të shkëlqyer (sfidën e kthimit), në detaje të vogla jam i sigurt se do të përmirësohet në ndeshjen në shtëpi. Ai do t’iu tregojë të gjithëve se sa i mirë është”, shtoi Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat