Emre Can “vlen 40 milionë euro”

Futboll

Emre Can “vlen 40 milionë euro”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:11
Emre Can

Federico Pastorello ka thënë për “Rai Sport” se Emre Can do t’i bashkohet sigurt Juventusit.

Juventusi ka marrëveshje për ta transferuar Emre Canin nga Liverpooli si lojtar të lirë, thotë një agjent, i cili shton “ai vlen 40 milionë euro në treg”.

Tashmë është e sigurt se reprezentuesi gjerman do të largohet nga ekipi anglez me parametra zero gjatë verës, për t’iu bashkuar gjigantit italian.

“Juve tentoi ta transferojë Emre Canin në janar, por nga ajo që kam dëgjuar – ai sigurt do të jetë lojtari i tyre sezonin e ardhshëm”, tha Federico Pastorello për “Rai Sport”.

“Lojtari dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Është i mençur, sepse është klubi më me vlerë italian në këtë moment”.

“Emre Can do të ishte një transferim i qëlluar, ai vlen 40 milionë në treg dhe ta marrësh me parametra zero, meriton çdo lëvdatë (për Zonjën e Vjetër)”, shtoi Pastorello.

24 vjeçari ka kontribuar me pesë gola dhe katër asiste këtë sezon në 32 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat