Wenger: Kam refuzuar disa prej klubeve më të mëdhenj për këtë arsye

Futboll

Wenger: Kam refuzuar disa prej klubeve më të mëdhenj për këtë arsye

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 08:51
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka larguar zërat e një largimi të mundshëm nga Arsenal, duke zbuluar se ai ka refuzuar shumë oferta nga disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës për të nderuar dhe respektuar kontratën që ka me klubin aktual.

Francezi ka rinovuar me dy vite të tjerë kontratën e tij me Arsenal sezonin e kaluar dhe marrëveshja aktuale skadon në qershor të 2019-ës. Gjithsesi, skuadra e tij po kalon një tjetër sezon zhgënjyes dhe rrezikon të mos kualifikohet as këtë vit në Champions League. Një situatë kjo që konsiderohet e papranueshme nga tifozët.

“Dua t’ju kujtoj se i kam thënë jo disa prej klubeve më të rëndësishme në botë për të respektuar kontratën time dhe kjo është ajo që do të përpiqem të bëj tani”, ka thënë Wenger. “Të gjithë e dimë se kemi një punë që nuk ofron asnjë garanci për të ardhmen. Unë mendoj vetëm për të fituar ndeshjen e radhës”.

Arsenal mban vendin e gjashtë në Premier League me 45 pikë, tetë larg vendit të katërt që garanton kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat