Brazili, Tite konfirmon 15 lojtarë për Kupën e Botës

Futboll

Brazili, Tite konfirmon 15 lojtarë për Kupën e Botës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:29
Brazili

Tite ka konfirmuar se edhe zyrtarisht ka zgjedhur 15 lojtarë për Botërorin e Rusisë dhe se po punon që të bëjë përzgjedhjen edhe 8 të tjerëve.

Trajneri i Kombëtares braziliane të futbollit, Tite nuk humb kohë në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Botëror. Në një intervistë për mediat braziliane, ai konfirmoi se deri tani e ka ndarë mendjen për pjesën më të madhe të lojtarëve që do të grumbullojë në Rusi, teksa përmendi edhe 15 emrat që e kanë të sigurt pjesëmarrjen.

“Mund t’ju them se 15 nga 23 lojtarë, i di se cilët do të jenë. Po punoj për të përzgjedhur 8 të tjerët, të cilët do të jenë futbollistët më në formë, në këtë pjesë të mbetur të sezonit”, u shpreh Tite për UOL Sport.

Ja 15 lojtarët që e kanë të sigurt pjesëmarrjen në botëror me Brazilin:

Alisson, Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Fernandinho, Renato Augusto, Willian, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus dhe Firmino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat