Tifozët e Liverpoolit, Salahit: Nëse shënon ende gola, ne do të bëhemi myslimanë!

Futboll

Tifozët e Liverpoolit, Salahit: Nëse shënon ende gola, ne do të bëhemi myslimanë!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:44
Mohamed Salah

Mohamed Salah është transferimi më i mirë i këtij sezoni.

Anësori egjiptian po magjeps me paraqitjet e tij te skuadra e Liverpoolit, duke u shndërruar në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.

Tifozët e Liverpoolit, tashmë yllit të tyre të skuadrës i kanë kushtuar edhe një këngë, përmes së cilës i premtojnë se edhe do bëhen mysliman nëse ai vazhdon të shënojë gola.

“Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”, thuhet në këngën e tyre.

Salah është futur në mesin e pak lojtarë që ka arritur të shënojë 30 gola në një sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat