FIFA bën revolucion në futboll: Eliminon afatin kalimtar dimëror?

Futboll

FIFA bën revolucion në futboll: Eliminon afatin kalimtar dimëror?

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:54
Gianni Infantino

Të eliminohet afati kalimtar dimëror, kjo është ideja e FIFA-s.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka shprehur edhe zyrtarisht dëshirën e tij për të revolucionarizuar merkaton e futbollit.

Ideja kryesore e numrit një të qeverisë së futbollit botëror është eliminimi i afatit kalimtar dimëror.

Infantino, i marrë në intervistë nga “L’Equipe”, thekson se ka për qëllim të vendosë edhe një limit për komisionet e agjentëve dhe ndërmjetësuesve, duke prezantuar kështu një tavan pagash për lojtarët, që pritet të llogaritet në bazë të të ardhurave të klubit.

Nëse ndodh kështu, atëherë do të kishim një revolucion të vërtetë në futboll.

Në intervistën për të përditshmen sportive franceze, Infantino ka saktësuar se plani i tij parashikon “11 pika thelbësore” që duhen analizuar “derisa të garantohet integriteti i botës së futbollit, e kësisoj do të ketë më shumë transparencë dhe më shumë ekuilibër në konkurrueshmëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat