Trajneri i Brazilit zbulon 15 nga 23 emrat e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës

Futboll

Trajneri i Brazilit zbulon 15 nga 23 emrat e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Trajneri i Brazilit, Tite, ka filluar të kompletojë listën me lojtarët që do t’i ftojë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Edhe pse duhet pritur katër muaj deri në fillimin e Kampionatit Botëror, trajneri i Brazilit, Tite, është i sigurt në 15 lojtarët që do t’i ftojë.

Nëse nuk preken nga lëndimet këta lojtarë në pjesën e mbetur të sezonit, do ta kenë të sigurt një vend në botërorin e Rusisë.

Trajneri Tite për mediet në Brazil tashmë ka thënë emrat e këtyre 15 futbollistëve.

Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Renato Augusto, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jezusi, Roberto Firmino, Thiago Silva, Fernandinho dhe Willian, janë emrat e përmendur nga trajneri Tite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat