Kozniku: Kosovës i ikin talentët me autobus

Futboll

Kozniku: Kosovës i ikin talentët me autobus

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Ardian Kozniku

Ish futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku,  uron për dhjetë vjet shtet Kosovën. “Normal që dhjetë vjet shtet, është diçka e veçantë dhe urime vitin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Futbolli i Kosovës ka ecur përpara mes mediave e televizioneve, po ashtu edhe publikut, pastaj është ngjallur me pranimin në UEFA e FIFA. Klubet po mundohen më bë më mirë diçka, por e shoh një problem, sepse kam dëgjuar se janë më shumë të fokusuar në ekipin e parë dhe ka lojtar shumë të huaj, të jashtëm.

Do të thosha se një numër i madh i talentëve po ikin me ‘autobus’ në klubet e jashtme dhe nuk i jepet rasti në klubet tona.  Nuk them se nuk janë duke punuar me lojtar të rinj apo grupmoshat e reja, por vjen dikush nga jashtë e ia zënë vendin. 

Duhet me ushqye me këta të rinj, si ka qenë basketbolli një kohë, që kanë menduar qysh me zënë vendin e parë me lojtar të huaj. Mund të them se liga si ligë është më e fortë, ka disa klube me infrastrukturë të mirë, e disa nuk kanë, por edhe me kushte të mira dhe disa janë pa kushte. Më bëhet zemra mal kur del një djalë i ri në shtetet e jashtme, por jo të shkojnë të gjithë ata, 20 apo 30 përnjëherë. Është një problem që po ikin talentët, si në Shqipëri e në shtetet e rajonit e më gjerë. Kosova ka rritje, mirëpo e shoh një problem, problem që shumë të rinj po shkojnë e po lypin qare jashtë vendit”, tha Kozniku për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat