E jashtëzakonshme, shqiptari ndanë drejtësinë në elitën e futbollit francez

Futboll

E jashtëzakonshme, shqiptari ndanë drejtësinë në elitën e futbollit francez

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:16
Bekim Zogaj

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, të shtunën në mbrëmje do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e elitës së futbollit  francez, në mes Caen-Rennes, në kuadër të javës 26-të. Zogaj është anësori i parë, ndërsa gjyqtar kryesor Sandro Schärer, kurse i dyti anësor është Stephane de Almeida.

E jashtëzakonshme që një shqiptar të jetë në një ndeshje në kampionatin francez dhe që vlerësohet edhe si derbi, për shkak se Caen mban pozitën e 11-të me 31 pikë, ka tri me pak se Rennes në pozitën e tetë.  Ndeshja luhet të shtunën në orën 20.00 dhe pritet të jetë me rivalitet të madh.

Gjyqtarët zviceran që ndajnë drejtësinë në këtë sfidë është fal bashkëpunimit që ka federata zvicerane me atë franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat