Një francez në krye të kombëtares së Kosovës?

Futboll

Një francez në krye të kombëtares së Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:56
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll, që nga largimi i Albert Bunjakit nga posti i përzgjedhësit, ende nuk e ka zgjedhur të riun, por këtë detyrë e kryen ish futbollisti i mirënjohur Muharrem Sahiti.  Burimet jozyrtare bëjnë me dije se Federata e Futbollit e Kosovës, është në negociata me një trajner francez. Mbetet të shihet se vërtet do të vijë një francez në krye të kombëtares së Kosovës apo dikush tjetër. Sipas një burimit që nuk do të identifikohet, ka informacionin se Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, me ekipin e tij  janë duke folur me një trajner francez. Fundja, së shpejti pritet FFK t publikojë edhe emrin e përzgjedhësit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat