Skënder Selmani Sejdi Mërkojës, ky është fillimi i përgjigjeve!

Futboll

Skënder Selmani Sejdi Mërkojës, ky është fillimi i përgjigjeve!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:48
Administrata e FFK-së e asaj kohe, me Hadi Mehmetin, Bajram Nezirin, Sejdi Mërkoja, Skënder Selmani dhe një sekretare teknike.

Skënder Selmani ka vendosur t’i futet një beteje të ashpër me sekretarin e parë të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-95), Sejdi Mërkoja. Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, kërkon nga Mërkoja ta thotë vetëm të vërtetën dhe mos ta shtrembërojë historinë.

“Me këtë foto është vetëm fillimi i përgjigjeve për Sejdi Merkojën dhe për të tjerët si ai”, thotë Selmani, i cili ka dërguar një foto të viteve të 90-ta, ku shihet administrata e FFK-së e asaj kohe, me Hadi Mehmetin, Bajram Nezirin, Sejdi Mërkoja, Skënder Selmani dhe një sekretare teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat