Bentancur: Dybala është shkëndija e ekipit, jemi të lumtur që është kthyer

Futboll

Bentancur: Dybala është shkëndija e ekipit, jemi të lumtur që është kthyer

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Rodrigo Bentancur

Bentnacur synon të bëjë për vete Juventus-in me klas dhe personalitet. Në moshën 20-vjeçare ka djegur etapat, duke luajtur në kampionat dhe Champions League. Është e vërtetë se po zhvillon një sezon me ulje-ngritje, por kjo është e pranueshme. Nga ana tjetër, ai ishte mësuar të luante gjithmonë nga minuta e parë. Ka qenë vetëm një fëmijë kur është larguar nga Uruguai për të shkuar te Boca Juniors, në Argjentinë.

Me Boca-n ka shkëlqyer dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të klubeve të mëdha. Juventus ka qenë e para që është vënë në lëvizje dhe e ka siguruar falë marrëdhënieve të mira me presidentin Daniele Angelici. Tani duhet të rritet si futbollist dhe të konfirmohet në futbollin e rëndësishëm. “Allegri më thotë shpesh: duhet të bëj më shumë vertikalizime. Ai më jep shumë këshilla dhe më inkurajon. Unë po mundohem t’i vë në praktikë”. Këtë fundjave Juventus do të ketë një ndeshje të vështirë në kampionat kundër Torino-s dhe Bentancur e di shumë mirë si fitohen përballjet derbi, duke parë se ka qenë protagonist në disa përballje të zjarrta Boca-River.

Për një lojtar që ka bindur “Bombonera”-n nuk është një mision i pamundur të lërë shenjë edhe në Europë. “Është këtu në Torino derbi ka një shije të veçantë. Ata janë një ekip i komplikuar, për këtë arsye po punojmë shumë në stërvitje”. Sulmuesit e fortë nuk i mungojnë kësaj sfide: “Higuain dhe Belotti janë dy sulmues shumë të fortë, që kanë një mënyrë të tyre për të shënuar, përveç aftësive të mëdha teknike. Pipita motivohet nga kritikat. Ndodh të gabohet një penallti, por nuk mund të harrohet ndeshja që ka bërë. E pabesueshme”.

Tek Juventus është një tjetër argjentinas, i cili pret me padurim të kthehet në fushën e lojës. Bëhet fjalë për Paulo Dybala, “Joya’ e Juventus. “Na ka munguar, jemi të lumtur që është kthyer të punojë me ekipin. Mirëkuptimi i tij me Higuain dhe Pjanic është thelbësore për grupin. Ai është shkëndija jonë”, ka thënë Bentnancur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat