Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit

Futboll

Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 06:15
Gerard Pique

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se kanë hapur një hetim për festën e Gerard Pique në Espanyol.

Më parë këtë muaj, spanjolli shënoi gol në barazimin e vonshëm për Blaugranën në derbin katalanas.

Megjithatë, festa e tij drejtuar tifozëve vendas lë shumë për të dëshiruar, pasi Pique iu drejtua me gisht në hundë atyre.

Rrjeti televiziv ESPN tani raporton se RFEF kanë konfirmuar se po hapin një “proces të hetimit të klasifikuar” në incidentin e Piques në stadiumin RCDE.

Espanyol nuk e kishte raportuar incidentin, por ishte ankuar se mbrojtësi i quajti Espanyolin klub nga Cornella (zona në të cilën ndodhet stadiumi i tyre) dhe jo Espanyoli nga Barcelona – titulli i tyre zyrtar.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e kishte quajtur incidentin ‘provokues’, por përsëriti se ai nuk do të ishte pjesë e asnjë procesi vendimmarrës, i cili mund të sillte mbrojtësin me një pezullim nga loja.

Ditëve të ardhshme pritet të merret një vendim përfundimtar për mbrojtësin e Barcelonës, por Pique e ka mohuar se ka provokuar tifozët vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat