Atletico e shkatërroi Kopenhagën, ‘pret biletën’ për fazën tjetër të Europa League

Futboll

Atletico e shkatërroi Kopenhagën, ‘pret biletën’ për fazën tjetër të Europa League

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:07
Atletico dhe Kopenhaga

Atletico Madridi e ka mposhtur në udhëtim 4-1 Kopenhagën dhe është me një këmbë në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Atletico, që shihet si një ndër favoritët për të triumfuar në Europa League, e ka mposhtur 4-1 në udhëtim Kopenhagën, dhe kualifikimi tashmë mund të quhet punë e kryer.

Të besuarit e Simeones e nisën keq ndeshjen. Ata pranuan gol në minutën e 15’ nga Viktor Fischer, por përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.

Saul Niguez 21’, Kevin Gameiro 37’ shënuan për rezultatin e pjesës së parë, 1-2.

Kurse në atë të dytë, fitoren e vulosën Antoine Griezmann 71’ dhe Vitolo 77’, që tani Atletico është me një këmbë në fazën tjetër të Europa League dhe ndeshja e kthimit javën e ardhshme vlen pothuajse vetëm për statistika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat