Chelsea katër – Batshuayi pesë

Futboll

Chelsea katër – Batshuayi pesë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Drejtuesit e Chelseat larguan Michy Batshuayin nga ekipi dhe e huazuan te Borussia Dortmundi gjatë mini-afatit të janarit.

Sulmuesi belg në tri ndeshje për klubin gjerman ka shënuar 5 gola, ka bërë një asist dhe ka fituar tri herë.

Menaxheri i Bluve të Londrës, Antonio Conte kur t’i sheh këto statistika do t’i bie pishman për huazimin e Michyt në Gjermani.

Madje klubi i Chelseat në tri takimet e fundit ka shënuar vetëm 4 gola, në dy humbje dhe një fitore.

Kujtojmë se vendin e Michyt te Chelsea e zuri sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat