Ish sulmuesi i Chelseat e ndëshkon në fund Atalantan e Berishës dhe ia dhuron fitoren Dortmundit

Futboll

Ish sulmuesi i Chelseat e ndëshkon në fund Atalantan e Berishës dhe ia dhuron fitoren Dortmundit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Dortmund

Atalanta e Berishës ka marrë një rezultat negativ nga ndeshja e parë kundër Dortmundit në Europa League.

Borussia Dortmundi ka fituar në shtëpi 3-2 kundër Atalantas së portierit shqiptar, Etrit Berisha, rezultat ky që nuk është i favorshëm për italianët, që ndeshjen e kthimit e zhvillojnë në shtëpi javën e ardhshme.

Golin e fitores Dortmundi e realizoi në fund të ndeshjes. Ish sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, shënoi për 3-2 në minutën e 90’, ndërsa kishte realizuar edhe golin e barazimit në minutën e 65’, kurse golin e parë e shënoi Andre Schuerrle, në minutën e 30’të.

Për Atalantan e Etrit Berishës realizoi Josip Ilicic 51’ dhe 56’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat