Conte refuzon fanellën e Manchester Unitedit, nuk pajtohet me Mourinhon

Futboll

Conte refuzon fanellën e Manchester Unitedit, nuk pajtohet me Mourinhon

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 19:14
Antonio Conte

Antonio Conte, menaxheri i Chelseat nuk e ka pranuar fanellën e Manchester Unitedit.

Një gazetar ndërpreu konferencën e italianit duke ia ofruar një fanellë të Unitedit me shkrim “Anotnio Conte 1”.

Gazetari poashtu kishte në dorë një iPad, ku në të ishte një mesazh i Jose Mourinhos.

Megjithatë Conte i nervozuar, i thotë gazetarit të largohet nga konferenca dhe me vete ta merr edhe fanellën e “Djajve të Kuq”.

Conte-Mourinho kanë një kohë të gjatë që janë duke u fjalosur, prandaj italiani nuk ka pranuar të pajtohej në njëfarë mënyre me portugezin.

Chelsea luan nesër me Hull Cityn, ndeshja e vlefshme për Kupën FA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat