Lider jashtë fushave

Futboll

Lider jashtë fushave

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Borja Valero

Në një intervistë të të dhënë për “Ansa” mesfushori i Inter, Borja Valero, ka folur për momentin që po kalon ai dhe skuadra e tij, duke shpjeguar se një njeri me personalitet të fortë, si Spalletti është i domosdoshëm për të ngritur moralin e futbollistëve.

“Nuk është ndryshe nga ajo që tregon nga jashtë. Kështu është me të gjithë, një njeri impulsiv, gjaknxehtë. Na ka përmirësuar. Një skuadër si Inter ka nevojë për një njeri me karakter të fortë dhe të veçantë”, ka thënë Valero.

33-vjeçari beson te kualifikimi në Champions: “Kam kaluar momente më të këqija se ky. Ndoshta ndihem më i qetë edhe për shkak të moshës dhe mundohem t’ia përcjell këtë shokëve të skuadrës, veçanërisht të rinjve. Unë një lider? Më shumë mendoj të jem jashtë fushës. Por, natyrisht, dua të jem protagonist edhe në fushë”, ka thënë mesfushori zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat