Rekordmeni botëror hapat e parë i nisi në një odë burrash në Kosovë

Futboll

Rekordmeni botëror hapat e parë i nisi në një odë burrash në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Agim Agushi

Agim Agushi i kujtohet fort mirë ku kishte nisur karrierën e tij si zhongler dhe ende e ka të freskët! Ishin ditët e vështira dhe që u përcillni hap pas hapi nga regjimi kriminal serb.

Por Agushi tha se nuk kishte lezet më të madh se ta sfidoje një regjim dhe të nisësh hapat në një ambient apo odë të burrave, në fshatin Zaskok, që është 3 tri kilometra lart qytetit të Ferizajt.

Ai ka dërguar një foto të para 24 vjetësh, ku shihet duke matur pikë me top në midis të odës. “Shumë kohë më parë para se te merrem me sfidimin e rekordeve të botës, në odën e Halim Cakollit në Zaskok të Ferizajt, ku në atë kohë luaja futboll për Zaskokun, për t’u ngritur një ligë më lartë”, tregon Agushi për gazetën kombëtare. Fotoja është e periudhës 1994-95 dhe e ruan me fanatizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat