Al-Khelaifi i vë vulën: Neymar, me 100 për qind qëndron te PSG-ja

Futboll

Al-Khelaifi i vë vulën: Neymar, me 100 për qind qëndron te PSG-ja

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Neymar

Nasser Al-Khelaifi këmbënguli se Neymar do të jetë “100 për qind” një lojtar i PSG-së edhe sezonin e ardhshëm. Presidenti i klubit parizien hodhi kështu poshtë spekulimet në rritje për një lëvizje të mundshme të brazilianit te Real Madridi.

E bëri këtë gjë pikërisht pas humbjes 3-1 të të tijve në “Bernabeu”, në kuadrin e Ligës së Kampioneve. Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona gushtin e kaluar, pasi gjigantët francezë aktivizuan klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh, por ylli i Brazilit tashmë është lidhur me një kalim sensacional në kryeqytetin spanjoll. 26-vjeçari luajti kundër mbajtësve të Ligës së Kampioneve, të mërkurën, por skuadra e tij u rrëzua me një humbje 3-1 të ndeshjes së parë të 1/8 finale të Champions-it.

Duke iu drejtuar raporteve të vazhdueshme, pas ndeshjes, Al-Khelaifi tha për “beIN SPORTS”: “Sigurisht, me 100 për qind, Neymar do të jetë lojtar i PSG-së edhe vitin e ardhshëm”. Al-Khelaifi ndjeu se rezultati ishte i padrejtë për PSG-në, duke theksuar gjykimin e kryesorit italian, Gianluca Rocchi. “Rezultati nuk ishte i drejtë, ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe patëm shanse për të shënuar, –shtoi ai. – Mendoj se arbitri i ndihmoi Real Madridit. Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë për Real Madridin në Paris”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat