Futbollisti rus pastron hundët me kartëmonedhë prej 5000 rublash

Futboll

Futbollisti rus pastron hundët me kartëmonedhë prej 5000 rublash

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Stanislav Manayev

Një futbollist rus postoi në internet një video ku shihet se si shfryn hundët me një kartëmonedhë prej 5000 rublash (86 dollarë).

“Mund t’ia jap këtë kartëmonedhë njerëzve që kanë shumë nevojë për të, por nuk do e bëj këtë sepse kam qurra”, dëgjohet të thotë Stanislav Manayev përpara se të vazhdojë pastrimin e hundëve.

19-vjeçari e fshiu më pas videon e postuar në Instagram, por klipi qarkulloi nëpër forume dhe tashmë mund të shihet në Youtube.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministri rus i Sporteve.

“Nuk ka dyshim që videoja tregon nivelin e ulët kulturor të këtij futbollisti. Jam i sigurtë që do t’i shërbejë si mësim”, deklaroi Pavel Kolobkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat