Pogba i kërkon Mourinhos të ndryshojë pozicionin e tij

Futboll

Pogba i kërkon Mourinhos të ndryshojë pozicionin e tij

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Pogba

Paul Pogba ka kërkuar që të ndryshojë rol në formacionin e Manchester United pasi mesfushori francez ka vuajtur të gjejë formën e tij në sistemin e përdorur kohët e fundit.

Pogba është aktivizuar nga Mourinho në një rol më të tërhequr në mesin e fushës në krah të Nemanja Matic, por humbjet e fundit kanë ekspozuar mangësitë e tij në fazën mbrojtëse dhe i ka hequr mundësinë për të kontrolluar ndeshjen.

24-vjeçari ka dalë nga fusha para kohe në dy nga tre ndeshjet e fundit të United, duke përfshirë disfatat me Tottenham dhe Newcastle.

Tani, sipas francezes L’Equipe, Pogba ka kërkuar të ndryshojë rol në një mesfushë me tre në krah të majtë, pozicioni i tij ideal.

Por, nëse Mourinho vendos të akomodoj Pogba në sistemin e ndryshuar 4-3-3, cili prej lojtarëve sulmues do të dalë jashtë?

Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez janë dy lojtarë të padiskutueshëm të formacionit, çka do të thotë se njëri mes Lingard dhe Martial ose Rashford do të qëndrojë në stol. Po ashtu edhe Juan Mata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat