Wenger rrezikon vendin e punës nëse nuk e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Wenger rrezikon vendin e punës nëse nuk e dërgon Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:39
Arsene Wenger

Arsene Wengerit i duhet që ta kualifikojë  Arsenalin në Ligën e Kampionëve që ta mbajë punën e tij edhe pas verës. 

Sipas Daily Mail, klubi tashmë ka një strategji për ta zëvendësuar atë në verë nëse nuk arrihen objektivat.

Për Arsenalin do të ishte e shumtë që të mos kualifikohej dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi do të dëmtoheshin dukshëm edhe financat.

Ai është përballur me këso situata në kohën e fundit

Një nga marrëveshjet komerciale është edhe ajo me kompaninë për veshmbathje sportive, Puma, e cila skadon në vitin 2019 që vlen mbi 35 milionë euro.

Marrëveshja do të rishikohet nëse klubi nuk e arrin Ligën e Kampionëve.

Rivalët e Pumas, që janë Nike dhe Adidas, kanë treguar interesim dhe investim më të madh, por vetëm nëse klubi luan në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka edhe disa emra në listë për ta zëvendësuar Wengerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat